Rozë

Për kë ka pëlqim Dijonisi?

Kurioziteti i ndjekësve për Dijonisin kishte të bënte edhe me ngacmimet, pëlqimet e fermerit brenda në “Ferma VIP”.

Në pyetjen e dërguar në numrin e vendosur në dispozicion, Dijonisi duhej të përgjigjej se me cilën nga vajzat, Ditean apo Baby G e ka seriozisht pëlqimin.

Pyetja nga publiku: Dijonisi ka pëlqyer edhe Ditean edhe Baby G, me kë e ka seriozisht?

Dijonisi me batuta u shpreh se për të dyja ka pëlqim.

“Me të dyja. Po ku e di ju që i kam pëlqyer”, përgjigjet Dijonisi.

Për blogeren Ditea Berisha, pyetja ishe nëse ka ndonjë përlqim për djemtë që janë pjesë e “Ferma VIP”.

Por ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, Ditea ka qenë e prerë në përgjigje, duke mohuar që të pëlqejë dikë brenda këtij formati.

“Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, nuk kam pëlqim për asnjë nga çunat e fermës”, tha thënë Ditea.

/Shqip.com