Lajme

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, asnjë pacient me COVID-19 i shtrirë në Infektive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Klinikën Infektive në QKUK nuk ka asnjë pacient të shtrirë i cili është i infektuar.

Kjo është bërë e ditur në një postim nga Klinika Infektive.

“Për herë të parë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19”.

Sipas njoftimit vetëm një person është i shtrirë në Spitalin e Gjakovës.

“Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë. Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse”, thuhet në njoftim në kësaj klinike.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./SHQIP.com