Për 4 vjetorin e lidhjes, Rina surprizohet nga i dashuri
Publikuar:
(18.08.2022 19:12:49)

Rina Balaj sot ka një arsye të fortë për të festuar.
Këngëtarja shqiptare me prejardhje nga Istogu po shijon lidhjen e saj katër vjeçare me reperin Sin Boy.
Me rastin e përvjetorit Sin Boy bëri të ditur përmes një postimi në Instagram se ka bërë një befasi të veçantë për Rinën.

Ai ka mbushur me tullumbace dhe petale trëndafilash dhomën e fjetjes.

Përgjatë këtyre katër viteve çifti kanë edhe shumë bashkëpunime, ku i fundit është ai me titull “Si ti”./Shqip.com