Sport Shqiptar

Peja vijon serinë e fitoreve në Ligën Ballkanike

KB Peja arrin triumfin ndaj KK Plevlja në ndeshjen e dytë sezonale të Ligës Ballkanike, duke shënuar njëkohësisht fitoren e katërt rradhazi në të gjitha garat.

Justin Edler-Davis me 24 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te pejanët. Ai u ndihmua edhe nga Sadio Doucuore, që shtoi 20 pikë.

Te malazezët u dallua Darius Mcneill me 29 pikë.

Peja nesër do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, ndaj skuadrës tjetër nga Mali i Zi, Lovcen.

/Shqip.com