Kulturë

“Peja Jazz”, do të rikthehet në nëntor për edicionin e tretë

“Peja Jazz”, po rikthehet me edicionin e tretë.

Anibar ka njoftuar se edicioni i tretë i festivalit “Peja Jazz”, do të mbahet në nëntor për edicionin e radhës.

“Me një program fantastik të kuruar nga Dardan Selimaj, mezi presim të fillojmë këtë edicion prej 5 deri më 8 nëntor”, thuhet në njoftim.

Siaps njoftimit, festivali do të mbahet në kinemanë “Jusuf Gërvalla”.

Ndërkaq, informatat rreth biletave pritet të publikohen ditëve në vazhdim.

Peja Jazz është një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz.

/Shqip.com