Peja – Hapoel Beer Sheva, përfundon ndeshja me një pikë diferencë
Publikuar:
(29.12.2022 23:02:53)

Klubi i basketbollit Peja ka lëshuar nga duart fitoren në kuadër të Ligës Ballkanike.
“Shqiponjat” u mposhtën në palestrën e ”Karagaqit” ndaj skuadrës izraelite Hapoel Beer Sheva me rezultat 88-89.
Ndeshja pas katër çerekeve lojë përfundoi me barazim 77-77, ku vazhdoi edhe me pesë minuta shtesë.
Në vazhdime u zhvillua një dramë e madhe ku Peja ishte duke udhëhequr deri në sekondat e fundit, por kur mbetën edhe 1.4 sekonda lojë, basketbollistët e Beer Shevas arritën të shënojnë për tre pikë, duke e fituar ndeshjen.
Kjo ishte humbja e parë për Pejën në Ligën Ballkanike kurse Beer Sheva mbetet ende e pamposhtur nga pesë ndeshje sa kanë zhvilluar deri më tani.
/Shqip.com