Lajme

Peach: Marrëveshja e Belfastit një mësim i mirë për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë

Lord Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
Lord Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, në një intervistë për “Tanjug” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Peach ka thënë se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

I pyetur se si duhet të duket procesi i dialogut, Peach ka thënë se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”, marrëveshje që mundësoi paqen në Irlandë të Veriut para 25 vitesh.

Peach ka thënë se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach.

/Shqip.com