PDK për fitoren në arbitrazh ndaj “IuteCredit”: Kurti dhe kjo Qeveri nuk ka merita

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Përparim Gruda i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti pas mbylljes së e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” dhe atij financiar jobankar “Monego”.
Ai tha se Kurti ka dhënë deklarata të pavërteta dhe se kjo parti nuk ka merita për fitoren në arbitrazh kundër IuteCredit.
“Deklaratat e pavërteta të qeverisë në lidhje me meritat e tyre për fitoren në arbitrazh kundër IuteCredit janë tronditëse, sepse, e vërteta është kaq lehte e verifikueshme. Ja e vërteta e plotë e këtij rasti me pak fjalë:
Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim për revokimin e licencave për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, për shkak se kishte konstatuar se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione ishin në kundërshtim me ligjin. Pra, ky vendim është marr në kohen kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet.”.
Ai tha se mbrojtja e këtij rasti në arbitrazh është bërë nga avokatura shtetërore, e cila nuk është organ politik, pra nuk është emëruar nga kjo qeveri, dhe kompania Squire Patton Boggs e angzhuar për këtë rast.
“A mund të më thotë dikush konkretisht, cila është merita e kësaj qeverie në këtë rast?
Është e pabesueshme se si në mungesë të sukseseve reale, qeveria po përpiqet gjithnjë e më shumë të krijoj një version alternativ të realitetit.
Kjo qeveri luan me lojën e “post të vërtetës” si çdo qeveri tjetër popullsite”, ka shkruar ai në Facebook.
Banka Qendrore e Kosovës ka fituar procesin e arbitrazhit me institucionin mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A.
Shqip.com merr vesh nga burime brenda institucioneve të përfshira në proces se ekipi mbrojtës i Kosovës, ka konfirmuar se rasti është fituar.
/Shqip.com