Lajme

PDK merr pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të cilin e ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili tha se të gjitha qëndrimet e këtij subjekti do t’i shfaqë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

 “PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu për Shqip.com.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një takim me krerët e partive për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve locale të 17 tetorit për shkak të situatës së rënduar me COVID-19.

Lexo edhe:
Osmani fton partitë për të diskutuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve

Takimi pritet të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 17:00.

Lexo edhe:
IKSHPK i rekomandon presidentes shtyerjen e zgjedhjeve

Ndërkaq, gjatë të shtunës, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i ka rekomanduar Osmanit që të shtyjë zgjehjet lokale për shkak të numrit të madh të rasteve me Coronavirus./Shqip.com