Lajme

PDK-ja me draft-ligj në seancën e ardhshme të Kuvendit për Trustin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë së në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, do të shkojnë me draft-Ligj për mundësimin e tërheqjes së rreth 30 për qind të Trustit.

Seanca për Trustin pritet të mbahet të mërkurën më 22 qershor.

Sipas Tahirit, kërkesa e qytetarëve për tërheqjen e Trustit vijë pikërisht në kohën e krizës ekonomike

“Në seancën e së mërkurës do të jetë një draft-ligj, pra ligji për mundësimin e tërheqjes së rreth 30% të kursimeve të qytetarëve nga Fondi Pensional. Kjo kërkese e qytetareve vjen pikërisht në kohën kur vendi po ballafaqohet me një rritje jashtëzakonisht të madhe të çmimeve të produkteve esenciale, derivateve dhe energjisë elektrike”, tha Tahiri.

Tahiri, thotë se ky Ligj prek  695 mijë  kontributpagues dhe ndikon në mirëqenien e qytetarëve, për të cilin beson që Qeveria do të reflektoj.

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ne besojmë që pozita do të reflektoj dhe do ti marrë parasysh kërkesat e qytetarëve të cilët nuk po arrijnë të ia dalin me i mbulu shpenzimet e tyre mujore me pagat të cilat i kanë”.

Sipas Tahirit, kjo iniciative është marrë për shkak se nuk mund të qëndrojnë neglizhent ndaj paaftësisë së Qeverisë./Shqip.com