PDK-ja fiton në Kaçanik
Publikuar:
(14.11.2021 21:37:34)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Kaçanikut.
Bazuar në rezultatet preliminare, kryetar i ri i kësaj komune në katër vitet e ardhshme do të jetë Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ilazi ka marrë 53.20 për qind të votave.
Ndërkaq, kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Raka ka marr 46.80 për qind./SHQIP.com
