Lajme

PDK dhe AAK kundërshtojnë projektligjin për Fondin Sovran

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën e dytë që pritet të mbahet gjatë ditës së enjte do të hidhet në votim leximin e dytë për projektligjin për fondin sovran.

“Ne si GP i PDK-së e kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Në anën tjetër, sa i përket benefiteve nga kjo strukturë, ne konsiderojmë që është vetëm një strukturë burokratike në kuadër të vendimmarrjes që lidhet me cështje ekonomike, ndërmarrjet publike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizmit. Konsiderojmë që është strukturë e padobishme”, tha ai.

“Nëse do të kalojë, ne si Grup Parlamentar i PDK-së do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe jemi të bindur se kjo strukturë ka vetëm një formë që mund të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese”, tha ai.

Përpos PDK-së, edhe AAK është shprehur kundër votimit të projekligjit për Fondin Sovran.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Është një ligj qe e dëmton në esencë funksionimin e çfarëdo logjike ekonomike në këtë vend”, tha ai.

/Shqip.com