Lajme

PD ruan mandatin në Lezhë! Palët bëjnë paqe, pranojnë rezultatin dhe shtrëngojnë duart

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në qarkun e Lezhës, duke vulosur kështu një fitore të rëndësishme në këtë zonë. Rezultati final u prit me qetësi nga të dyja palët, të cilat pranuan verdiktin e kutive të votimit.

Në një atmosferë të qetë dhe me tone pajtuese, Admir Kadeli, uroi  fituesin Gjin Gjoni për rezultatin, duke e cilësuar atë si një garë të ndershme dhe me standarde demokratike.

Të dyja palët u panë duke shkëmbyer batuta miqësore dhe në fund shtrënguan duart, duke dhënë një shembull të rrallë të ‘fair play’-t politik në Shqipëri.Ulsi Manja u pa duke i shtrënguar dorën Kastriot Pirolit, që fitoi mandatin e katërt n/ qarkun e Lezhës. Edhe Gjin Gjoni i dha dorën kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi.

Partia Demokratike fitoi me 70 vota më shumë se Partia Socialiste në qarkun e Lezhës.

/Shqip.com