Lajme

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe legale”- eurodeputeti kataloans bën thirrje në PE

Jordi Sole

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, legale dhe demokratike.

Kështu ka thënë deputeti Jordi Sole, gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian.

Sole pati edhe një porosi ndaj Spanjës e cila nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.

Eurodeputeti katalonas tha se pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës e dobëson Bashkimin Evropian.

“Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian” , ka thënë Sole.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Qeveritë e kaluara spanjolle Zapatero, Rajoy dhe Sanchez, kishin vendosur që mos ta njohin Kosovën si vend i pavarur, madje duke e kosideruar akoma si pjesë e Serbisë bashkë edhe me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë./Shqip.com