Pau Torres mund të bëhet djall

Manchester United dëshpërimisht ka nevojë për mbrojtje të re.
Emrat si Raphael Varane dhe Harry Maguire, që u ble për 90 milionë euro nga Leicesteri – rezultuan totalisht dështime.
Klubi tani ka në opsion tre apo katër emra, ndër të cilët është edhe Pau Torres, raporton Fabrizio Romano.
Manchester United are discussing Villarreal’s Pau Torres as one of 3/4 options for the new centre back. No proposal made yet, as it depends on Erik ten Hag decision and Man Utd board changes. 🔴🇪🇸 #MUFC
Chelsea are also monitoring Pau.
€55/60m release clause into his contract. pic.twitter.com/K3gItr1aoA— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 9, 2022
Sipas gazetarit, United nuk do të hyjë në garë menjëherë, pasi që janë duke pritur ardhjen zyrtare të Erik ten Hag qysh në fund të këtij sezoni.
Tekniku holandez ka plane të mëdha në ndryshimin e skuadrës, dhe reparti defanziv sigurisht që do të jetë prioritet i tij – si pika më e dobët e skuadrës.
Torres nga ana tjetër, kaloi një edicion tejet mbresëlënës me Villarrealin në Ligën e Kampionëve.

Ai pati rol kyç në fitoret ndaj Juventus dhe Bayern Munich, për të avancuar në gjysmëfinale – ku u mposhtën nga Liverpooli edhe pse patën performancë dinjitoze.
25 vjeçari ka klauzolë lirimi prej 55/60 milionë eurosh me kontratë deri më 2024, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 50 milionë soshëve, sipas “transfermarkt”.

Përndryshe, spanjolli ka pesë gola në 43 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat për klubin e tij të vendlindjes. /Shqip.com