Pasuria e Osmanit – paguan kredi afër 100 mijë euro
Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2022.
Sipas raportimit të pasurisë, presidentja Vjosa Osmani ka rreth 42 mijë euro para të gatshme në institucione financiare, kurse bashkëshorti i saj ka rreth 31 mijë euro.
Sa i përket pasurisë së paluajtshme, Osmani së bashku me bashkëshortin e saj posedojnë 447 mijë euro.
Presidentja ka raportuar si borxh 87 mijë euro për shtëpinë në lagjen “Marigona Hill”, dhe 10 mijë euro për një parcelë në Lagjen e Gjelbër.
Sipas deklarimit në AKK-së, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës.
Bashkëshorti i saj, Prindoni merr pagë vjetore prej 37 mijë e 885 euro nga buxheti i Kosovës dhe 8 mijë e 500 euro nga qiratë./Shqip.com