Pasi zbuloi unazën, del foto e parë e Sarah me fustan nusërie përballë Dj Pm
Publikuar:
(18.11.2022 15:36:07)

Sarah dhe Dj PM janë shndërruar në çiftin më të dashur për publikun.
Ata nisën lidhjen e tyre gjatë kohës sa ishin në Big Brother dhe janë duke e vazhduar edhe jashtë saj.
Dyshja nuk kanë treguar nëse kanë ndonjë plan të fejesës apo martesës, ndërsa tashmë Sarah ka hutuar publikun dhe fansat e saj, ku tregon dorën me një unazë, krahas së cilës shkruan: Ajo tha po.

Kaq u desh dhe kudo u përhap lajmi se Dj Pm i ka propozuar blogeres.
Këtë e zbuloi Luana Vjollca, përmes një video ku na zbulon se po bëhet finalizimi i puntatës së radhës dhe në shpejtësi shihet një pamje e Saras me fustan të bardhë afër Dj Pm.
/Shqip.com