Lajme Ballkan

Pasi që SHBA-ja i kërkoi Vuçiqit largimin e ushtrisë nga kufiri, Hill vizitoi dy baza serbe

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd

Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill sot është duke vizituar Rashkën dhe Novi Pazarin.

Sipas bruimeve jozyrtare dhe informacioneve të pakonfirmuara, Hill ka mbërritur në Novi Pazar me një helikopter të Ushtrisë Serbe që ka zbritur në kazermën “Rifat Burdzevic Trso”.

Para kësaj, helikopteri është ulur edhe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë.

Jozyrtarisht ai raportohet se është duke u shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes serbe Millosh Vuçeviq.

Përfaqësues të institucioneve lokale të Novi Pazarit kanë thënë për agjencinë Beta se nuk janë të informuar për vizitën e Hillit.

Ndërkohë që as Ministria e Mbrojtjes serbe nuk e ka konfirmuar këtë informacion për “Beta”.

/Shqip.com