Pasi goditi me telefon Bebe Rexhën, i akuzuari habit me dëshminë
Publikuar:
(20.06.2023 16:38:04)

Personi i cili goditi këngëtaren shqiptare Bebe Rexhën, gjatë një koncerti, ka dhënë deklaratën e tij në gjykatë.
Një hetim paraprak nga Policia e qytetit të Nju Jorkut tha se burri “hodhi qëllimisht” telefonin e tij ndërsa shfaqja mbaroi.
Sulmuesi i dyshuar është emëruar si 27-vjeçari Nicolas Malvagna nga New Jersey.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari në dëshminë e tij.
Ai do të kthehet në gjykatë më 1 korrik.
/Shqip.com