Rozë

“Pasi e nominoi në natën Prime”, Lugati takohet me Era Istrefin (VIDEO)

Lugati është ish-banori i Big Brotherit që është larguar javën e kaluar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sipas produksionit, ai nuk mund të vazhdojë garën pasi ka kaluar mbi 48 orë jashtë shtëpisë.

Por, ai jashtë duket se është duke i shfrytëzuar shumë mirë.

Lugati, ka publikuar një fotografi duke pozuar bashkë me këngëtaren e famshme, Era Istrefin, pas një shakajë që ai ka bërë në Big Brother.

“Sonte unë e kisha nominu, Era Istrefin”, ka shkruar Lugati karshi imazhit, duke iu referuar një prej netëve të spektaklit Prime, kur në dhomën e rrëfimeve ai pati thënë se “dëshiron ta nominojë yllin e hitit BonBon”.

Edhe Era, atë natë kishte postuar videon e Lugatit duke e thënë frazën e famshme, ndërsa dyshja tanimë ndjekin njëri-tjetrin edhe në mediat sociale.

/Shqip.com