Lajme

Pas vizitës në Kosovë, Gjenerali Clark në Shqipëri

Komandanti i trupave të NATO-s gjatë bombardimeve në vitin 1999, Wesley Clark, pas vizitës që zhvilloi në Kosovë, ka shkuar në Shqipëri, njofton Shqip.com.

Se gjenerali tashmë i pensionuar amerikan, po qëndron në Shqipëri, e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ka publikuar një fotografi krah Clarkut, duke shprehur kënaqësinë e tij për takimin me njeriun që ishte në krye të NATO-s.

“Është mirë të fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, njeriun që ishte në krye të NATO-s, operacionin për çlirimin e Kosovës. Më vjen mirë që të takova zotëri”, shkroi më tej kryetari i Tiranës në Twitter.

Clark u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit, gjatë vizitës në Kosovë që zhvilloi gjatë kësaj jave. /Shqip.com

/Shqip.com