Pas tre vjetësh pauzë, Gjergjaj rikthehet me fitore
Arnold Gjergjaj mund të mos ketë qenë në ring për tre vjet si profesionist, por të premten në mbrëmje arriti të marrë një fitore me lehtësi.
Ndaj kroatit, Tomislav Sentic, Gjergjaj iu deshën vetëm 1:52 minuta, për ta fituar meçin.
Ai arriti fitore me nokaut në raundin e parë, shkruan Blick.
Ishte tashmë e qartë paraprakisht se zvicerani me emrin luftarak “Cobra” nuk kishte zgjedhur një luftë të vështirë për rikthimin e tij.
Megjithatë, për Gjergjajn është konfirmim se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, shkruan Blick.
“Kjo është puna ime. Unë punoj dhe boksoj. Unë nuk bëj asgjë tjetër”, tha ai.
Ai fitoi vetëbesim të premten në mbrëmje, në të njëjtën kohë ai përmirësoi rekordin e tij të luftimeve.
Ai tani ka 37 luftime dhe 34 fitore. Nëse gjithçka shkon sipas planit, gjiganti 1.98 m do të vazhdojë në vjeshtë./Shqip.com