Rozë

Pas thashethemeve për lidhjen me Getinjon, reagon Trixa

Beatrix Ramosaj padyshim se është një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Krahas jetës profesionale ku këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, edhe jeta private e Trixës nuk ka kaluar pa thashetheme.

Pas lidhjes me aktorin Donald Veshaj me të cilin krijoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, emri i këngëtares është lakuar edhe për lidhje me emra të tjerë.

Së fundmi ajo u përfol për një romancë dashurie me reperin nga Ferizaj, Getinjo.

Trixa ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke u shprehur se janë vetëm miq.

“E përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”- ka deklaruar Beatrix për Kryefjala.com.

Ndryshe, Trixa projektin e fundit e ka lansuar atë me titull “Vonë” për të cilin po ashtu u spekulua se është dedikim për aktorin Veshaj./Shqip.com