Lajme

Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, Chollet do të takohet me Vuçiqin

Derek Chollet

Zyrtari i Lartë i Departamentit të Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar dje në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Chollet është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin.

Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, Chollet pritet që të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vlen të theksohet se në takimi Kurti-Chollet diskutua edhe për procesin e dialogut

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”.

Kujtojmë se ka spekulime se marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, është paraparë të jetë marsi i këtij viti.

/Shqip.com