Pas sulmit terrorist, Turqia godet nga ajri rebelët kurdë
Publikuar:
(01.10.2023 23:48:38)
Turqia ka kryer sulme ajrore ndaj rebelëve kurdë në Irakun verior, disa orë pas shpërthimit vetëvrasës përballë Ministrisë së Brendshme në Ankara. Lajmi është publikuar nga BBC, por nuk ka ende shumë detaje.
Kujtojmë se më herët sot, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara.
“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF.
/Shqip.com