Rozë

Pas skandalit me fotot nga shtrati të Ana Lleshit, merret vendimi për Arjon Lulin

Historia e “dashurisë” e Ana Lleshit dhe Arjon Lulit, në emisionin “Për’puthen”, vite më parë përfundoi në gjykatë.

Ata kishin nisur një histori dashurie, por marrëdhënia e tyre u kris pas publikimit të një fotoje që Arjon Luli i kishtë bërë Diana Lleshit në banesën e tij, teksa ajo po flinte gjumë.

Pas kësaj, Ana bëri një padi kundër Arjonit, i cili dukej se nuk ishte aspak i shqetësuar për veprimin që kishte bërë.

Por, sipas Oranews, Arjon Luli është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa çështja ndodhet tashmë në Apel.

Ana, ka pretenduar se është shantazhuar nga Luli përmes asaj fotoje.

Një natë Arjoni i cili jeton në afërsi të vilave gjermane ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë.

Por sipas deklarimeve duke qenë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.

/Shqip.com