Pas shumë kohësh, Noizy dhe Stresi bëhen bashkë në një tavolinë
Publikuar:
(21.01.2022 18:17:18)

Dy rep-artistët e njohur, Stresi dhe Noizy, janë tejet të pëlqyer për zhanrin të cilin e interpretojnë.
Dyshja ndonëse e kanë parë vetëm konkurrent, për vite të tëra nuk kanë folur mes vete, por kësaj gjëje i kanë dhënë fund javë më parë duke u pajtuar.
Ata tashmë janë duke u parë në shoqëri të njëri tjetrit, madje artisti Kozak ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e dy reperëve që dikur ishin rivalë.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Koazk69 në mbishkrimin e fotografisë, e cila u komentua shumë.
Ndryshe, dyshja tashmë mbajnë kontakt pothuajse të përditshme duke hyrë live në Instagram./SHQIP.com