Sport Ndërkombëtar

Pas shkëlqimit te Mallorca, Muriqi kërkohet nga skuadra e njohur angleze

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer te Mallorca, ndërsa më herët pati një eksperiencë jo të mirë në Serie A te Lazio.

Te skuadra spanjolle, sulmuesi kosovar po bën një paraqitje spektakolare dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm. Siç raporton “OkDario.com”, Aston Villa po shkon drejt interesimit të sulmuesit dardan, i lindur në vitin 1994.

Nëse ekipi spanjoll nuk dëshiron ta shesë, Aston Villa mund të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 40 milionë eurosh.

Mallorca është e bindur se Muriqi do të jetë me ta deri në fund të sezonit, por në afatin kalimtar të verës mund të ndodhë gjithçka.

/Shqip.com