Sport Ndërkombëtar

Pas sherrit Mane-Sane, Bayern Munich afër vendimit drastik

Mediat gjermane kanë raportuar së fundmi për një përleshje në dhomat e zhveshjes së Bayernit, mes Sadio Mane dhe Leroy Sane, e cila ndodhi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Manchester Cityt.

Siç raportohet nga Sky Sports DE, klubi gjerman do të shkojë përtej gjobës së thjeshtë për sulmuesin senegalez. “Ai duhet të jetë një shembull. Mane mund të mos luajë më për Bayern Munich”.

Drejtuesit kanë pasur një mbledhje mbrëmë për të marrë masa. Pezullim ose zgjidhje të kontratës, asnjë skenar nuk mund të përjashtohet, por një gjë duket e sigurt: në verë ish-lojtari i Liverpoolit do të duhet të gjejë një ekip të ri.

/Shqip.com