Lajme Botë

Pas sanksioneve Rusia pjesërisht përjashtohet edhe nga sistemi global i pagesave SWIFT

A demonstrator holds a poster reading "Ban Russia from SWIFT" during a protest against Russia's invasion of Ukraine, on February 26, 2022 in front of the Russian embassy in Vienna, Austria. (Photo by HANS PUNZ / APA / AFP) / Austria OUT

Gjermania dhe aleatët e tjerë janë duke vazhduar trysninë ndaj Rusisë sepse është vendosur që disa banka ruse të largohen nga sistemi global i pagesave i njohur si SWIFT.

Ky sistem mundëson të realizohen transaksione të parave me 200 vende të botës.

Zëdhënësi i Gjermanisë në Bashkimin Evropian, Sebastian Fischer, ka deklaruar se aleatët janë pajtuar për këto masa.

“Kancelari Olaf Scholz është pajtuar sot që të vazhdojmë me masat ndëshkimore. Bankat ruse do të përjashtohen nga sistemi SËIFT dhe asetet e këtyre bankave do të ngrihen. Gjithashtu pasaportat speciale nuk do të vlejnë”, ka thënë ai.

Ndryshe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar këto masa pasi Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën.

Leyen ka deklaruar se Rusisë duhet t’i bëhet e qartë se nuk do mund të financojë ushtrinë e tij për të arritur këtë qëllim. /Shqip.com