Sport Ndërkombëtar

Pas Ronaldos, arabët me ofertë të “çmendur” edhe për Messin

Pas Cristiano Ronaldos, Arabia Saudite provon Lionel Messin.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Al Hilal dëshiron t’i përgjigjet goditjes së madhe që bëri Al Nassr dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për argjentinasin, madje duke ofruar 300 milionë dollarë në vit.

Vendi i Lindjes së Mesme po investon masivisht në funksion të kandidaturës për Kupën e Botës 2030, një strategji që në thelb shkon për të kopjuar atë të Katarit.

Messit i ka mbetur edhe pak kohë nga kontrata e tij me PSG-në, por trajneri i klubit ku argjentinasi luan, Galtier, theksoi se është i bindur që Messi do të qëndrojë në Paris pasi është shumë i lumtur.

/Shqip.com