Pas përhapjes së variantit Delta, mblidhet Komiteti i ekspertëve në Shqipëri
Publikuar:
(26.07.2021 14:37:39)

Pas konfirmimit se zyrtarisht variant Delta po qarkullon në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve në këtë vend ka mbajtur mbledhje këtë të hënë, transmeton Shqip.com.
Mira Rakacolli nga ky komiteti thotë se varianti Delta i COVID është përhapur gjerësisht.
“Siç dihet tashmë është konfirmuar delta në Shqipëri, kampionet kanë qenë nga disa rajone të vendit që tregon se është i përhapur gjerësisht në Shqipëri”, ka thënë ajo, raporton TCh.
Ndërsa, Albana Fico ka thënë se ‘situata në Shqipëri ka shënuar rritje në raport me incidencën, numri total i rasteve është i lartë. Vijon të shtohet numri i të vaksinuarve me dy doza” ka thënë ajo.
Mostra testimi për Deltën janë marrë në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Peqin, Vlorë. /Shqip.com