Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing With The Stars”
Publikuar:
(26.09.2023 12:26:23)
Gjatë ditës së sotme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Rikujtojmë se, Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.
E tani erdhi radha të konfirmohet edhe anëtarja tjetër e këtij spektali. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike.
Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë.
A do vendosë ajo shumë dhjeta në #DWTS?!
/Shqip.com