Rozë

Pas një pauze disavjeçare, Eni Koçi i rikthehet muzikës

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka disa vite që është shkëputur nga muzika, duke mos sjellë këngë të reja për fansat e saj.

Por së fundmi, ajo ka dhënë një lajm mjaft të bukur për ata, pasi ka thënë se shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore.

Lajmin emocionues e ka bërë të ditur vetë, artistja. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, Eni Koçi u pyet kur do t’i kthehet muzikës, ajo ka thënë se është duke punuar në studio në disa projekte.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, Eni duket se ka marrë pushim duke iu dedikuar tërësisht familjes së saj dhe vetes, por sot ka njoftuar rikthimin e saj në muzikë.

/Shqip.com