Sport Ndërkombëtar

Pas ndeshjes së Messit me Ronaldon, ankand i çmendur me fanellën e argjentinasit

Si zakonisht, PSG ka nxjerrë në shitje fanellat që ka përdorur në ndeshjet e tyre dhe këtë e ka bërë edhe me ato të miqësores kundër ekipit të seleksionuar të Riadit, në turin e tyre në Arabinë Saudite.

Një nga stimujt e kësaj përplasjeje ishte që të shihej sërish në fushë dueli mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili, siç parashikohej, do të jetë i fundit.

Ndeshja krijoi aq shumë pritshmëri, sa që pas nxjerrjes së fanellave në shitje, ajo e Leo Messit tashmë ka arritur një numër të lartë në ankand. Ankandet zgjasin rreth një javë dhe të gjitha fanellat kanë një ofertë fillestare prej 89 euro. Fansat mund të gjurmojnë çdo ofertë të vendosur në kohë reale. Duke qenë se këto janë fanella të veshura nga futbollistët, ato mbajnë markat tregtare të lojës dhe u dorëzohen blerësve me një certifikatë origjinaliteti.

Deri më tani rekordin e mban një tifoz kinez që bleu uniformën e Messit për 47.300 dollarë. Fanella e Messit në duelin kundër Cristianos aktualisht kushton gati 25 mijë euro, por kanë mbetur edhe 8 ditë për mbylljen e ankandit, çka sugjeron se shifrat mund të rriten në ditët në vijim.

/Shqip.com