Rozë

Pas ndarjes nga Fisniku, Fjolla Morina në lidhje të re dashurie?

Fjolla Morina

Fjolla dhe Fisniku ka muaj që janë ndarë.

Ndonëse fillimisht nuk dihej se si qëndron raporti mes tyre, por ishte vet Syla ai që konfirmoi ndarjen derisa nuk munguan as thumbimet e Fjollës në fotot që postonte.

Por tani që secili ka vazhduar rrugën e vet, duket se ka gjëra të reja sa i përket jetës private.

Këngëtarja mbrëmë ka postuar disa imazhe ulur në bagazhin e makinës ku pranë kishte trëndafila të kuq dhe balona në formë zemre.

Fjolla Morina

Ishte pikërisht kjo arsyeja që nxit aludimet se Fjolla mund të jetë në lidhje të re dashurie.

Përndryshe, “Kape”, është projekti i fundit nga Morina dhe nuk dihet nëse do kemi së shpejti diçka të re nga ajo në këtë drejtim./Shqip.com