Pas Mc Kreshës edhe Meda këndon ezanin
Publikuar:
(26.04.2022 11:55:14)

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u bë virale video e Mc Kreshës teksa thirrte ezanin në xhaminë e Mitrovicës.
Video u komentua dhe vlerësua shumë nga publiku.
Mirëpo, pas reperit nga Mitrovica edhe Medës i është publikuar një video duke thirrur ezanin në një xhami.
Kujtojmë se Meda edhe më parë ka kënduar ilahi.
“O zot faleminderit” është ilahija e Medes e cila u pëlqye shumë nga fansat./Shqip.com