Pas martesës, nëna e Argjentina Ramosaj shkon në Maldive, publikon fotografi

Ish- moderatorja, Suzana Mushkolaj është martuar javë më parë me avokatin, Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Suzana në një postim në Facebook, ku ka treguar që i ka thënë po Besnikut.
“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Suzana në përshkrim të imazheve.
Pas ceremonisë së vogël ku prezent ishte edhe djali i saj, Albani, çifti duket se janë arratisur larg për të shijuar muajin e mjaltit në një vend të nxehtë.
Suzana në Instagram ka treguar se së bashku me bashkëshortin momentalisht po shijojnë pushimet në ishullin luksoz, Maldives.
Theksojmë se, Suzana është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj./SHQIP.com