Pas Malumës, ky është ylli muzikor që pritet të vijë në Shqipëri

Një javë më parë është mbajtur koncerti i shumëpritur i Malumas në Tiranë.
Të pranishëm kanë qenë një numër i madhe i fansave, që tashmë dihet edhe numri.
Sipas menaxherit të tij, Miguel Lua në sheshin “Nënë Tereza” raportohet të kenë qenë mbi 12 mijë sosh.
Mirëpo tash në media është duke u përfolur se do të vijë një tjetër artisë ndërkombëtarë.
Bëhet fjalë për Robbie Williams.
Ka qenë regjisori dhe producenti Petri Bozo që ka zbuluar një lajm të tillë.

Gjatë bisedës në “Ditë pas dite”, ai tregoi se “Netët e Klipit” do të fillojnë në muajin prill dhe sigurisht që finalja e madhe do të jetë një spektakël gjigant ku do të ndahen edhe çmimet.
Ai tha po punon për të sjellë Robbie Williams në Shqipëri.
“Në 20 vjetor jam në tentativa që ta ftoj Robbie Williams në Shqipëri, ose aty ku do të bëjmë finalen sepse lajtmotivi që unë e fillova këtë muzikë ishte sepse timbri i zërit tim ishte pothuajse i ngjashëm me të”- u shpreh regjisori.

Ndryshe, këto koncerte janë duke ndikuar në promovimin e vendit më shumë në arnën ndërkombëtare./SHQIP.com