Pas largimit të papritur nga Big Brother VIP 3, reagon për herë të parë Drini Zeqo
Publikuar:
(18.01.2024 17:14:11)

Gazetari Drini Zeqo ka reaguar për herë të parë pas largimit të papritur nga Big Brother VIP 3.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkroi Drini.
/Shqip.com