Rozë

Pas lajmeve të shumta për shtatëzaninë, reagon Kiara

Tashmë prej kohësh flitet se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm mesa duket s’mund të fshihet më, pasi çdo ditë dalin detaje të re.

Revista “Who”, zbuloi këtë të hënë se çifti ka bërë edhe “Baby Gender Reveal”, në një ceremoni tepër private ku kanë mësuar se bebi i tyre është vajzë.

Megjithëse duhet të jenë në qiellin e shtatë nga gëzimi, sërish çifti ka vendosur që emocionet t’i mbajë për vete dhe të mos ndajnë ende asgjë me ndjekësit.

Sot, një ditë pas zbulimit të gjinisë së bebit, Kiara ka reaguar në rrjete sociale duke publikuar një foto të Luizit brenda shtëpisë së spektaklit “BBV”, i cili shijonte shiun duke pirë një kafe dhe i buzëqeshte kamerës.

“Mirëmëngjes”- ka shkruar Kiara shoqëruar me emojin e një filxhani kafeje.

/Shqip.com