Rozë

Pas lajmeve se është shtatzënë, Einxhel Shkira tregon testin ku ka rezultuar pozitiv

Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz.

Sot Dagz feston 30 vjetorin e lindjes dhe urimi i moderatores teksa i shpreh dashurinë artistit na emocionoi të gjithëve, por ajo ç’ka mori me së shumti vëmendjen ishte fjalia që kishte mbyllur urimin Shkira : “We love you baby” (të duam zemër), duke bërë kështu që fansat të nisin menjëherë aludimet se Einxhel dhe Arbri janë në pritje të një fëmije.

Dyshimet u rritën akoma më shumë kur Einxhel u duk sikur u pendua për atë ç’ka kishte shkruar dhe e ndryshoi fjalinë e fundit duke e lënë thjesht ‘të dua zemër’.

Pas gjithë kësaj tollovie të krijuar nga ajo, së fundmi ka ardhur dhe ‘reagimi’ i saj në Instagram. Ajo ka publikuar në Instastory një test Covidi ku rezulton pozitive. Kjo gjë ka bërë që çiftit t’i prishen planet që patën dhe Dagz mos ta festojë ditëlindjen pranë saj.

“Ja pra një test pozitiv. Kjo është arsyeja pse s’jam me Dagz sot dhe s’bëmë dot festë për ditëlindje. Covidi na prishi planet”,- shkroi Einxhel.

Rikujtojmë se dhe më parë Einxhel dhe Dj Dagz kanë shprehur në intervistat e tyre se kanë dëshirë të krijojnë një familje sa më shpejt dhe mesa duket ka ardhur koha./Shqip.com