Lajme

Pas kritikave ndaj Kosovës, Escobar merr pjesë në organizimet për përvjetorin e Pavarësisë

Një prej zyrtarëve më të lartë amerikan që ka qenë goxha i ashpër me vendimin e Kosovës për dinarin, ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA, për 16-vjetorin e Pavarësisë.

Ka qenë ambasada jonë që ka publikuar njoftimin me fotot ku emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka marrë pjesë në festën e 16-vjetorit të Pavarësisë, ku Escobar ka mbajtur një fjalë rasti për të pranishmit.

Në kuadër të kësaj feste ishte edhe kongresisti, Ritchie Torres.

“Është një nder i madh për Ambasadën e Kosovës në SHBA për të festuar përvjetorin e 16-të të Pavarësisë në Bibliotekën ikonike të Kongresit, bashkë me shumë miq. I jemi mirënjohës përfaqësuesit Ritchie Torres që u bashkua me mirësjelljes si bashkorganizator në këtë mbledhje me shumë anëtarë të nderuar të Kongresit të SHBA-së për të festuar bashkë Ditën e Pavarësisë. Ne e falënderojmë Escobarin për prezencën dhe fjalët në emër të Qeverisë së SHBA-së”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com