Pas hyrjes në BBVA, Dea Mishelit i rikthehet videoja kur tallej me fëmijët jetim
Publikuar:
(25.12.2022 16:17:57)

Blogerja shqiptare, Dea Mishel, i është bashkëngjitur shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Mirëpo, pas hyrjes së saj, i është rikthyer një video ku ajo bullizonte me fëmijët jetim.
Video-ja ishte postuar në rrjetin social “TikTok”.
“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion”- kishte thënë ajo në video.
Blogerja e kishte fshirë videon nga rrjeti më pas.
/Shqip.com