Pas dy viteve pauzë, rikthehet beteja “Tomatina” në Spanjë

Pas 2 viteve pauzë për shkak të pandemisë së COVID-19, të mërkurën, në Spanjë është mbajtur në rrugë lufta e famshme e domateve “Tomatina”.
Deri në 20,000 njerëz do të merrnin pjesë në festival, duke paguar 12 euro (12 dollarë) një biletë, bënë të ditur apnews.

“Punëtorët në kamionë shkarkojnë 130 ton domate të pjekura përgjatë rrugës kryesore të qytetit lindor të Bunolit që pjesëmarrësit t’i hedhin.”, thuhet në lajm.

Ngjarja, e mbajtur të mërkurën e fundit të gushtit, u frymëzua nga një luftë ushqimore midis fëmijëve vendas në vitin 1945 në qytet, i vendosur në një rajon që prodhon domate.

Zyrtarët vendas kanë thanë se prisnin më pak vizitorë të huaj këtë vit kryesisht për shkak të frikës së vazhdueshme mbi COVID-19 në vendet aziatike.
Pjesëmarrësit veshin syze noti për të mbrojtur sytë, ndërsa rrobat e tyre, zakonisht bluzat dhe pantallonat e shkurtra, lihen të mbuluara me tul./Shqip.com