Rozë Ndërkombëtar

Pas Duas edhe një artiste tjetër botërore saboton Kampionatin Botëror

Kampionati Botëror në Katar është afër dhe bota do të ndalet, ku do të shikojë ceremoninë e hapjes së ngjarjes më të madhe sportive në botë më 20 nëntor.

Në ceremoninë hapëse zakonisht shfaqen artistët më të mirë në botë, këngët e të cilëve bëhen klasike kur bëhet fjalë për Kupën e Botës. Për shembull, hiti “waka waka” nga Shakira në vitin 2010.

Megjithatë, kritikat që janë drejtuar në Kampionatin Botëror në Katar kanë bërë që disa artistë të refuzojnë mundësinë për të qenë në ceremoninë e hapjes, shkruan Marca.

Ky është rasti me Dua Lipën dhe Rod Steëart, të cilët e kanë refuzuar këtë mundësi.

Sa i përket Shakirës, kolumbianja ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kampionatin Botëror u kritikua në rrjetet sociale, raporton Marca.

Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.

“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes, por nuk do të thonë nëse do të ketë një rol tjetër gjatë Kampionatit Botëror”, tha Adriana Dorronsoro në program.

/Shqip.com