Rozë

Pas deklarimit për Mikelën, konkurrentja nga Kosova bën deklaratën e fortë për Erionin

Rrushe Zyba

 Erion Kukaj është deklaruar për Mikelën në Përputhen Prime.

Ai e zgjodhi atë në trekëndëshin që ishte edhe Rrushja.

E këtë moment nuk e ka pritur fare mirë Rrushja e cila sot ka lëshuar një deklaratë të fortë për Erionin.

Derisa Astriti një nga konkurrentë thotë për Erionin se ai ka luajtur me Rrushen, ka qenë i fortë edhe replikimi nga ana e saj.

“Për të ndjerë, ka ndjerë, e di shumë mirë, por e di që do i bjerë pishmanit, por koha bën të vetën por ka vdekur për Rrushen” u shpreh konkurrentja nga Kosova.

Gjatë kësaj ountatë ajo ka pasur debat edhe me Mikelën.

Një fjali e Rrushes se ‘duhet të luftosh për mua se unë jam Rrushja, jo vajzat e tjera’ solli përplasje me Mikelën.

Mikela pretendoi se kjo fjali ishte kunj për të pasi ajo ka luftuar me të  për Erionin.

Sipas Rrushes, Mikela ka bërë më shumë seç duhet për djemtë këtu.

Përndryshe, Erioni dhe Rrushja kanë pasur një histori të shkurtër dashuria para se të bëheshin pjesë e Për’puthen./SHQIP.com