Pas Championsit, Guardiola merr dhuratën e shumëpritur (FOTO)

Pas triumfit në Champions me Cityn dhe tripletën e tij të dytë në karrierë, Pep Guardiola ka marrë një dhuratë të çmuar, të cilën ai nuk kishte ngurruar që ta nënvizonte hapur, në një nga konferencat e vjetshme për shtyp.
E kush mund ta thoshte se Pep Guardiola ishte një sentimental, jo për lojën e bukur, pasi kjo dihet, por në rangun e kinematografisë. “Po ju them një sekret, Julia Roberts është fiksimi im. Është aktorja ime e preferuar, thjesht e adhuroj atë. Vëmendja e saj do të më emociononte edhe më shumë sesa fitorja e Ligës së Kampioneve, madje edhe nëse e fitoj tri herë radhazi atë. Unë kam vetëm tre idhuj në jetën time. I pari është Michael Jordan, i dyti Tier Woods dhe e treta Julia Roberts. Por, nëse për dy të parët mund të kuptohet lidhja sportive që unë kam, për Julian kam një debulesë të çmendur”.

Për ta bërë edhe më të fortë mendimin e tij, Pep tregoi edhe një tjetër episod, që pse ishte disi i indinjuar me aktoren e filmit të famshëm “Pretty Woman”. Kjo ndodhi në konferencën e sezonit të kaluar për shtyp, pas ndeshjes me Lajpcigun për 1/8-at e Championsit. “Julia Roberts erdhi disa vite më parë në Mançester, kur unë drejtoja Citin, por ajo zgjodhi që të shkojë të shohë një ndeshje të Unitedit dhe nuk erdhi te ne që e adhurojmë (qeshte)… Megjithatë, ajo mbetet ende idhulli im, prandaj nisur nga ky fakt, mund të them se edhe nëse fitoj gjithçka të mundshme në këtë sezon, më vjen keq, por unë jam trajneri më i dështuar në botë. Kam mbetur shumë i zhgënjyer”, nënvizonte në sezonin e kaluar Pep Guardiola.

Por papritur, si një rrufe në qiell të hapur, në orët e para të mëngjesit të së dielës, Guardiola ka marrë dhuratën e tij më të bukur. Aktorja amerikane 55-vjeçare, jo vetëm kishte uruar Guardiolën dhe skuadrën e tij për fitoren e Ligës së Kampioneve dhe tripletës, por urimin e saj e ka një foto (Pep duke puthur kupën me veshët e mëdhenj), të cilën e ka lënë të përhershme në “Instagram”-in e saj. Kjo, në shenjë, mesa duket, vlerësimi, për një prej fansave të saj më të zjarrtë, gjeniut Guardiola.
/Shqip.com