Sport Ndërkombëtar

Pas burgut, Alves përballet edhe me një të papritur

Futbollisti brazilian, Dani Alves po e kalon ndoshta periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Së fundi, ai është arrestuar pasi akuzohet për sulm seksual, ndërsa më vonë edhe është përjashtuar nga skuadra e tij aktuale, Pumas.

Skuadra nga Meksika njoftoi se braziliani nuk është më lojtar i klubit pasi ndodhet në burg ku akuzohet për ngacmim seksual.

Postimi i klubit:

“Me informacionin që ka dalë sot për procesin ligjor me të cilin përballet lojtari Dani Alves dhe për të cilin ai po mbahet në Spanjë, kemi vendosur të raportojmë si më poshtë: Pumas ka marrë vendimin për të shkëputur kontratën me lojtarin Dani Alves”.

Deklaratat e gruas që akuzon 39-vjeçarin kanë qenë tronditëse më herët, duke përmendur momentet që ka jetuar në një klub në Barcelonë.

“Me këtë vendim, shoqata rithekson angazhimin e saj për të mos toleruar veprime nga asnjë anëtar i institucionit tonë, çfarëdo qofshin ata.

Pumas është një institucion që promovon respektin, sjelljen e mirë, dinjitetin dhe profesionalizmin brenda dhe jashtë fushës së lojtarëve tanë, pasi ata janë një model për shoqërinë në Meksikë dhe kudo në botë.

Nuk mund të lejojmë që sjellja e një personi të dëmtojë filozofinë tonë e cila ka qenë shembull gjatë historisë në stërvitjen dhe zhvillimin e sportistëve të rinj në vendin tonë” , tha presidenti i Puma, Leopoldo Silva

/Shqip.com