Lajme

Pas aksidentit rrahen mes vete disa persona në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur tek Rruga B në Prishtinë ndërkaq, pas aksidentit disa persona janë rrahur mes vete.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personat e përfshirë në ngjarje janë shoqëruar për në stacionin policor.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një aksident në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë të përfshira dy vetura. Ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se në lidhje me rastin janë nisur hetimet./Shqip.com